Konsultë individuale online – deri ne 30 minuta
Jam infermiere e licencuar dhe punoj në Gjermani që prej vitit 2018, aktualisht në një spital universitar. Përveç përvojës sime profesionale në sistemin gjerman të shëndetësisë, kam qenë dy herë në Elternzeit dhe i kam kaluar personalisht proceset që lidhen me shtatzëninë, lindjen dhe përfitimet familjare në Gjermani.
Njohuritë e mia mbështeten në përvojën personale, trajnimet e vazhdueshme online dhe punën praktike me komunitetin shqiptar në Gjermani. Gjatë dy viteve e gjysmë të fundit kam asistuar në plotësimin me sukses të mbi 100 formularëve dhe kam orientuar familje shqiptare për tema të tilla si:
- Elterngeld
- Elternzeit
- Kindergeld
- Kinderzuschlag
- Mutterschaftsgeld
- Përfitime dhe procedura të tjera familjare në Gjermani
Çfarë përfshin konsultimi?
Gjatë konsultës 30-minutëshe analizojmë situatën dhe pyetjet tuaja, sqarojmë hapat që duhet të ndiqni dhe dokumentet që mund t’ju nevojiten. Qëllimi është të merrni orientim të qartë dhe praktik, të përshtatur me situatën tuaj.
Konsulta zhvillohet online dhe kushton 50 €.
E rëndësishme
Konsultimi ka karakter informues dhe bazohet në përvojën time personale dhe profesionale. Ai nuk zëvendëson këshillimin juridik, tatimor, mjekësor apo migrator nga profesionistë të licencuar.
Përkthimi dhe plotësimi i formularëve nuk përfshihen në konsultën 30-minutëshe. Nëse rezervoni veçmas shërbimin e plotësimit të formularëve, konsultimi paraprak për atë formular përfshihet në çmimin e shërbimit.